SKENDER
SALLAKU
“Artist
i Popullit”
(25 janar 1935- 11 shkurt 2014 )
(25 janar 1935- 11 shkurt 2014 )
Skënder
Sallaku është kllouni i parë i Cirkut shqiptar. Ai ka lindur në Tiranë, më 25
janar 1935. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi"
dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë Cirkut të Pekinit. Për
figurën dhe vlerat e Artistit të Popullit, Skënder Sallaku, gjatë karrierës së
tij artistike për një gjysëm shekulli, është folur dhe shkruar nga shumë
njerëz, gazetarë, autorë, shkrimtarë e kolegë. Me humorin e tij, ai diti të
hyjë shumë natyrshëm tek zemrat, mendjet, batutat e bashkëkohësve të tij.
Interpretimi i tij ishte i pakrahasueshëm, komunikimi me spektatorin ishte një
tjetër dhunti, që jo të gjithë artistët e kanë. Në shpirtin e tij të çiltër kishte
diçka të veçantë, aftësinë për të bërë të tjerët të qeshin. Këtë aftësi nuk
mund të ta mësojë asnjë pedagog dhe asnjë shkollë kudo në botë. Skënderi ishte
i pazëvendësushëm për sensin e hollë të humorit. Ai ishte gjithashtu edhe një
mjeshtër, gjithmonë në kërkim, për të gjetur të bukurën dhe jetësoren. Krijuesi
i kishte falur dy cilësi që me vullnet dhe pasion i kultivoi dhe i çoi më lart:
humorin e mençur dhe fizikun prej atleti.
Këto të
dyja ai diti t’i gërshetojë në funksion të njëra-tjetrës aq bukur, saqë
spektatori e kujton në skenë jo vetëm si aktor, por edhe si balerin, kupletist,
klloun, pantomimist, xhongler, prestigjator e imitues i zërave të ndryshëm.
Pra, kemi të bëjmë me një rast të jashtëzakonshëm, të pa arritshëm, në një
artist të kompletuar të varietesë e të cirkut. Këmbëngulja e tij për të njohur
dhe depërtuar në të gjithë zhanret e të fshehtat e humorit, aftësia për të mos
rënë pre e mediokritetit, për të krijuar një portret të plotë të artistit
humorist, është për tu admiruar.
Kur
mbaruan specializimin në Kinë, specialistët dhe personalitetet e Cirkut në
Pekin, pasi panë rezultatet e tij dhe të bashkëshortes Vitores, e Arjan Milukës
ndërmjet të tjerave thanë: "Ju zoti Skënder dhe shoqja juaj mbasi të
ktheheni në Shqipëri, duhet të bëni turne në gjithë botën ku jo vetëm do vlerësoheni
shumë për mjeshtërinë e lartë por dhe do të merrni shpërblimin e djersës
tuaj". Kjo gjë nuk u realizua. Ata vërtet nuk dolën kurrë jashtë shtetit,
në kohën e monizmit por nuk lanë vend të Shqipërisë pa shkelur. Fillimisht
Skënderi filloi punën si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik
në Cirk duke dhënë një kontribut të pa përsëritshëm në ecurinë e këtij profili,
sa të vështirë aq dhe të bukur. Si sportist i Tiranës në sportin e mundjes, ka
marrë pjesë e ka përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e bardhë e bluve në tapet, me
ekipin e mundjes së lirë, duke dale për dy vjet rresht kampion kombëtar. U
largua nga sporti i mundjes me zemër të thyer, por i detyruar nga ngarkesa e
madhe që kishte në atë periudhë. Vitet 1957- ‘59, ishin për të, të mbushura me
shfaqje me estradën, ansamblin akrobatik dhe sportin e mundjes.
Pa fund
janë figurat artistike të krijuara prej tij. "Artist i Popullit"
është një titull që i përshtatet më shumë se kujtdo tjetër. Kudo që ka qenë në Shqipëri
apo jashtë shtetit si: Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal i Zi si
dhe në Amerikë pranë shqiptarëve, është mirëpritur, nëpër skena ndërsa nëpër
shtëpi mbajnë kasetat humoristike të Skënderit.
Personazhet
e skeçeve, pantomomave, komedive apo monologjeve të interpretuara prej tij,
janë bërë pjesë e repertorit humoristik të shikuesve e të gjithë shqiptarëve
kudo në botë. Shpesh, dëgjon rrugës zëra që përsërisin tekstin apo shqiptojnë
batuta të personazhit të luajtur në shfaqje apo të parë në ekran. Nga shkrimtarë
apo gazetarë, regjisorë dhe skenaristë është quajtur si “njeriu i shumë
fytyrave”, “artisti I madh i skenës e i humorit”. Në librin e Pëllumb Kullës "Skënder
Sallaku, kur qeshim në diktaturë", figura e tij është përshkruar me shumë
mjeshtëri dhe dashuri. "Detyra ime, - thotë ai,-është që njerëzve, miqve
të mi kudo që ndodhen t'u heq sado pak mërzinë, t'i bëj të harrojnë hallet, e
për disa çaste të largojnë stresin e të qeshin me shpirt, duke më uruar mbasi
fshijnë lotët e gëzimit, "Gaz paç o Skënder!”
Për vite
me radhë, anë e mbanë vendit, Skënder Sallaku, duke ndryshuar mimikën e duke
deformuar zërin e konstruktin sipas roleve e karaktereve, ka elektrizuar sallat
e shfaqjeve, stadiumet e mbushura plot e për plot me të qeshura të shfrenuara,
duke marrë gazin me vete, deri në vatrat familjare.
Shprehja
që njerëzit i thonë se je bërë pjesëtar i familjeve tona është shumë kuptimplotë.
Kjo realizohet vetëm kur ke përpara një artist që ka hyrë në botën e brendshme
të individit. Si kllouni i parë shqiptar, ky artist i madh i humorit shqiptar dha
një kontribut të çmuar edhe në artin e cirkut. Për vite me radhë ai debutoi në
Cirk duke i ngritur vlerat spektakleve të asaj periudhe. Kontributi i tij në të
gjitha profilet është shumë i madh, si në pantomimë, xhonglim, imitim,
iluzionizëm, intermexo. Pjesëmarrja e tij në pantomimat akrobatike ishte shumë
profesionale. Do të kujtojmë pantomimën e të vdekurit, interpretuar së bashku
me Arjan Milukën. Këtu humori ishte në rritje në të gjithë situatat akrobatike
dhe komike që krijoheshin gjatë interpretimit që ishte në perfeksion. Ja një moment
nga pantomima: Arjani binte i plasur në tokë aq natyrshëm, sa të krijonte
përshtypjen se kishte vdekur. Skënderi i vinte rrotull, e shikonte, e
kontrollonte dhe mbasi bindej që çdo gjë kishte mbaruar, lëshonte një thirrje dëshpërimi
e shpërthente në vaj. Ai qante dhe spektatori qeshte. Sa më shumë qante, aq më
shumë qeshte salla. E suksesshme, mbahet mend ende në kujtesën e shikuesve, pantomima
e karriges. Dy talentet me mënyrën e interpretimit të tyre, gjatë situatave
akrobatike dhe komike të bënin ta ndiqje pa frymë, prej fillimi deri në fund
gjithë interpretimin. Fabula e pantomimës, lufta për karrige është aktuale dhe
sot. Aty ishin bashkuar forca, shpejtësia, mimika, plastika, dinamika në një të
vetme, në përsosmëri.
Busti interpretohej nga S.Sallaku, A.Miluka dhe B.
Bodinaku. Në qendër të arenës qëndronte një monument kulture në një park
publik, dhe tre kalimtarë pa dashur e dëmtojnë. Më pas duke dashur ta vendosin
në një vend më të sigurtë, krijojnë shumë situata gazmore me veprimet e tyre
naive, gjatë mbledhjes së pjesëve të dëmtuara të bustit. Herë pas here vendosja
e pjesëve të trupit në pozicione të gabuara bënte që shikuesit të reagonin dhe
të bëheshin aktivë në vendosjen e bustit duke shtuar situatat gazmore. Dhe së
fundi, në vend të bustit shikoje Skënderin, i cili për të shpëtuar nga telashet
e ruajtësve të rendit, qëndronte si bust në mes të arenës. Mbresëlënëse ka qënë
edhe pantomime e boksit. Në ring luftonin si dy luanë S. Sallaku dhe S.
Plasari. Për 10 minuta salla buçiste nga tifozët prej krijimit të situatave nga
më gazmoret. Pantomima e gjuetarit me ariun, punuar me zbutësin e kafshëve
Tahir Baçovën, numri xhonglimit i titulluar “Guzhinieri” mbeten të papërsëritshëm
edhe sot si nga ana profesionale edhe nga humori brilant. Objektet që
përdoreshin për xhonglim nuk ishin ato klasiket që përdoren në këtë profil, por
mjetet e nevojshme të kuzhinës si piruni, garuzhdja, patate, mollë, tenxheret,
kapakët, freskuesja. Të gjitha me radhë fluturonin në harmoni nën ritmin e
muzikës, aftësisë së xhonglimit, mimikës dhe humorit origjinal të Skënderit.
Kur hidhte freskun në sallë, që shëtiste në të gjithë sallën, spektatorët e
ndiqnin me ankth, deri sa të përfundonte në kokën e guzhinierit që bashkë me
objektet largohej duke marrë me vete, duartrokitjet dhe habinë e shikuesve. Pa
fund janë pantomimat në repertorin e tij. Kurrsesi nuk mund të lihen në harresë
imitimet e zërave të shpendëve, cicërimat e zogjve, kafshëve, fëmijës, motorrit
apo trenit që i bënte shikuesit të dilnin nga shfaqja të çliruar nga çdo
preokupacion që kishin dhe të kalonin orë të mbushura me optimizëm.
E çfarë
të kujtosh më parë?! Janë pa fund, nuk mund të ndash asnjë pantomimë, intermexo
akrobatike apo humoristike të interpretuar në atë kohë. Më e rëndësishmja është
se kënaqësia për spektatorin ishte e papërsëritshme.
Çfarë
mund të mendonte publiku, kur Skënderi dilte në skenë me valixhe në dorë dhe me
një çelës të madh sa një bastun?! Ndoshta në momentin e parë mendonte se do të interpretonte
ndonjë monolog humoristik duke kritikuar ndonjë agjensi udhëtimi. Nata e parë
mbeti e paharruar. Ai ndalonte në mes të skenës, ulte valixhen dhe me çelësin
në dorë kërkonte nga spektatori se çfarë kishte brenda në valixhe. Pyetje,
përgjigje, batuta. Më në fund vendoste ta hapte dhe dalja e Vitores nga ajo
valixhe ishte shumë intriguese për spektatorin, aq sa edhe sot e kësaj dite
është e ngulitur në mendjen e në kujtesën e shikuesve në gjithë Shqipërinë. Kjo
është ajo valixhja e famshme për të cilën Skënderi, ka thurur shumë variante
para gazetave...
Ishte ajo
valixhe të cilën e mori të mbyllur ashtu siç ishte dhe e çoi në shtëpinë e tij,
për tu mos u ndarë më kurrë nga ajo që kishte brenda. Skënder Sallaku ka
shkëlqyer me shpirtin e tij krijues duke u bërë i pavdekshëm në kujtesën e
mijëra shikuesve brenda dhe jashtë
vendit, kudo që ka shqiptarë.
Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,
ReplyDelete1 SHPALLJA E DASHURIS
2 FITONI S EX KTHIMIN
3 FRYTET E GOMS
4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
5 SHPALLJA E MBROJTJES.
6 Magjia e BIZNESIT.
7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
8 HIV AIDS.
9 STOP MISKARRIMI.
Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
WHATSAPP: +2348032246310.
Email: dawnacuna314@gmail.com