Sunday, November 4, 2012

Vitore Rasha - Sallaku , "Mjeshtre e Madhe"


VITORE SALLAKU (RASHA)
“Artiste e Merituar”, “Mjeshtre e Madhe”
Lindi në Tiranë. Ka mbaruar Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.  Ka kryer dy specializime, për katër muaj në ish -BS dhe një vit në Kinë. Pasioni i saj janë qëndisja dhe leximi. Dashuria e saj më e madhe është familja. Vitore Sallaku është një emër shumë i njohur në artin fisnik e të guximshëm të cirkut. “Artistja pa kocka me dhimbje deri në kockë”, apo “Artistja që sfidoi kohën”, këta janë dy nga titujt e artikujve të shumtë që janë shkruar për Vitoren. Ajo është një ndër personalitetet artistike që së bashku me cirkun u rrit edhe vetë.
Ndodh që tek disa individë që në vitet e para të jetës të shfaqen dukshëm cilësitë individuale të drejtimit të karrierës së tyre. Kështu do të ndodhte edhe me Vitoren. E veçanta e saj ishte plastika, format që merte trupi gjatë lëvizjeve çdo ditë bëheshin më interesante. Prirjet e saj në drejtim të këtij arti vinin duke u shtuar.
Vitorja rrjedh nga një familje intelektuale. Nëna e saj ishte shtëpiake, ndërsa babai të cilin ajo nuk pati fatin ta njihte, Prof.Dr. Lorenc Rasha i lauruar në gjuhësi, i vrarë nga partizanët në vitin 1944, shprehej gjithmonë: “Vajzën do ta dërgoj të studiojë jashtë shtetit, e dëshiroj që të bëhet artiste cirku”.
Talenti i saj i rralle u shpalos që më aktivizimet e para me grupet e pionierëve. Në atë kohë pelivani Ali Xhixha ishte I vetmi artist me një aktivitet artistik circen mjaft tërheqës për spektatorin dhe punën me të, Vitorja e konsideron si hapin e parë dhe më të bukurin në drejtim të profesionit të ardhshëm.
Këtu fillon edhe zinxhiri i peripecive që e ndoqën deri në fund të karierës së saj artistike. I vetmi vend në të cilin ajo nuk ka patur probleme ishte Estrada e Ushtarit. Aty ajo thotë që është trajtuar si një objekt me vlera të veçanta. Por kjo gjë zgjati vetëm dy vjet, pasi ky institucion u shpërbë. I ofruan të merrte pjesë në grupin që ishte formuar pranë Estradës së Shtetit. Zgjedhja e saj për këtë profesion aq të vështirë nuk ishte e thjeshë. Vitorja kishte një shtysë shumë të madhe, pasionin dhe talentin. Ajo dhe gjithë brezi i saj punonin e jetonin me vdekjen në krah, por shpërblim merrnim një kënaqësi shumë të madhe: arritjet e tyre dhe pritjen e ngrohtë të publikut.
Ndodhte shpesh, sidomos kur jepnin shfaqje në fshat, që njerëzit t'i afroheshin, ta shikonin me kureshtje, bile edhe ta preknin. Ata ishin kuriozë nëse ajo do të kishte kocka apo jo.
Vitet kalonin dhe puna vazhdonte në mënyrë intensive, Vitore Sallaku por sapo ajo ndiente kënaqësitë e frutit të punës së saj, diçka ndodhte, dikush kujtohej për biografinë dhe radhën e kishte trishtimi. Karriera e saj është shoqëruar sistematikisht nga e ashtuquajtura "lufta e klasave", pjesë e së cilës ishte edhe përjashtimi nga filmi "Cirku në fshat", nga sekretari i parties së Cirkut, në atë kohë i sapo ardhur nga klasa punëtore.
E paharruar në kujtesën saj do të ngelet një episod. Ajo shprehet kështu: “Ndodheshim në Petrelë për shfaqje. Si gjithmonë kur organizoheshin aktivitete artistike, fshatarët mblidheshin në sheshin ku do të jepej shfaqja. Në të tilla aktivitete vinin shikues edhe nga fshatrat përreth. Krijohej një rreth i madh në mes të të cilit ne jepnim shfaqje. Eshtë vështirë të harrosh atmosferën e krijuar në raste të tilla. Shfaqja fillonte e mbaronte e shoqëruar nga duartrokitje shumë të përzemërta. Ndërkohë që shfaqja vazhdonte, dikush nga kolegët më thotë: “- Vitore, një fshatar kërkon të të takojë.”
Nuk u çudita, pasi shpesh më ndodhte që të më afroheshin, të më preknin, e të më pyesnin, nëse kisha apo jo kocka, duke me shikuar me vërejtje dhe admirim. Para meje qëndronte një burrë i gjatë, i veshur me kostum kombëtar, brekushe të zeza e këmishë të bardhë me mëngë të gjera e me jelek. Në mes kishte një brez të gjerë, të kuq, me shirita të verdhë e të zi, në kokë një qeleshe të bardhë borë, dhe i mbathur me opinga. U shtanga! Ai qëndronte përballë meje, krenar dhe me dhimbje në sy. Pas një heshtje të shkurtër nxorri një psherëtimë që i dilte nga shpirti. Më kapi për dore e me një lëvizje të ngadaltë mu afrua dhe më pyeti: “- Goca e doktorit je ti të keqen baba?” Po! - i thashë. “- Nigjo, -më tha,- mos boj zo, po vorrin e babës tat e kom n'oborr, ke rroja e ullinit,- e duke vënë dorën gjoks vazhdoi, - sa t'jet baba varri nuk i humb”.
Në cirk Vitorja u bë shumë shpejt e njohur për plastikën, harmoninë, elegancën dhe shkallën e vështirësisë në ushtrimet apo etydet plastike të realizuara me mjeshtëri. Spektatorët nuk mund të kenë harruar Vitoren duke zbritur si gjarpërushe me kokë poshtë, nga shkalla që mbahej në ekuilibër nga partnerja e saj. Të paharruara do të mbeten shigjetat në qendër të tabelës, të qëlluara gjatë një etydi tepër të veçantë, nga pozicione tepër të pazakonta. E para qëllohej nga pozicioni drejt. E dyta, e kthyer në hark me shpinë nga tabela. E treta, gjuajtje me këmbë në pozicion vertikal hark.
Qëndrimi mbi lule është një nga etydet më të bukura të interpretuara pret saj. Publiku befasohej kur shikonte të harmonizuara deri në përsosmëri shkathtësinë, shpejtësinë, elegancën, plastikën, forcën e pasionin, në një të vetme, në trupin e imët të Vitores. Talenti i saj godiste në shënjestër çdo kujtim, mbresë apo vëmendjen e të gjithë spektatorëve në arenë. Me djersë, mund e përkushtim ajo afirmoi veten duke zënë një nga vendet më të nderuara në artin e vështirë dhe të bukur të cirkut. Motoja e saj ishte puna, përgatitja fizike speciale. Ajo thoshte se gjithmonë ka hapësirë për të gjetur të renë, të bukurën, të jashtëzakonshmen në varësi të individualitetit të çdo artisti.
Nga libri "Historia e cirkut shqiptar" 2008

2 comments:

  1. Faleminderit zotëri për magjitë tuaja të vërteta. Emri im është Zara Matteo. Kjo është vërtet e pabesueshme dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, unë provova të gjitha mjetet e mundshme që mund të kisha për të sjellë burrin tim mbrapa, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka zhvilluar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte asnjë shpresë për t'u ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE i ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. të provoja dhe bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe pikërisht atëherë më telefonoi ish -im. Zotëri, ne jemi më të lumtur tani se kurrë. Gjithçka duket e përsosur dhe kaq e natyrshme! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atij:
    +17168691327

    ReplyDelete
  2. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete