VITORE SALLAKU (RASHA)
“Artiste e Merituar”, “Mjeshtre e Madhe”
Lindi në Tiranë. Ka mbaruar Institutin e
Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Ka kryer
dy specializime, për katër muaj në ish -BS dhe një vit në Kinë. Pasioni i saj
janë qëndisja dhe leximi. Dashuria e saj më e madhe është familja. Vitore
Sallaku është një emër shumë i njohur në artin fisnik e të guximshëm të cirkut.
“Artistja pa kocka me dhimbje deri në kockë”, apo “Artistja që sfidoi kohën”,
këta janë dy nga titujt e artikujve të shumtë që janë shkruar për Vitoren. Ajo
është një ndër personalitetet artistike që së bashku me cirkun u rrit edhe
vetë.
Ndodh që tek disa individë që në vitet e
para të jetës të shfaqen dukshëm cilësitë individuale të drejtimit të karrierës
së tyre. Kështu do të ndodhte edhe me Vitoren. E veçanta e saj ishte plastika,
format që merte trupi gjatë lëvizjeve çdo ditë bëheshin më interesante. Prirjet
e saj në drejtim të këtij arti vinin duke u shtuar.
Vitorja rrjedh nga një familje
intelektuale. Nëna e saj ishte shtëpiake, ndërsa babai të cilin ajo nuk pati
fatin ta njihte, Prof.Dr. Lorenc Rasha i lauruar në gjuhësi, i vrarë nga partizanët
në vitin 1944, shprehej gjithmonë: “Vajzën do ta dërgoj të studiojë jashtë
shtetit, e dëshiroj që të bëhet artiste cirku”.
Talenti i saj i rralle u shpalos që më
aktivizimet e para me grupet e pionierëve. Në atë kohë pelivani Ali Xhixha
ishte I vetmi artist me një aktivitet artistik circen mjaft tërheqës për spektatorin
dhe punën me të, Vitorja e konsideron si hapin e parë dhe më të bukurin në
drejtim të profesionit të ardhshëm.
Këtu fillon edhe zinxhiri i peripecive që e ndoqën deri në fund të karierës së saj artistike. I vetmi vend në të cilin ajo nuk ka patur probleme ishte Estrada e Ushtarit. Aty ajo thotë që është trajtuar si një objekt me vlera të veçanta. Por kjo gjë zgjati vetëm dy vjet, pasi ky institucion u shpërbë. I ofruan të merrte pjesë në grupin që ishte formuar pranë Estradës së Shtetit. Zgjedhja e saj për këtë profesion aq të vështirë nuk ishte e thjeshë. Vitorja kishte një shtysë shumë të madhe, pasionin dhe talentin. Ajo dhe gjithë brezi i saj punonin e jetonin me vdekjen në krah, por shpërblim merrnim një kënaqësi shumë të madhe: arritjet e tyre dhe pritjen e ngrohtë të publikut.
Ndodhte shpesh, sidomos kur jepnin shfaqje në fshat, që njerëzit t'i afroheshin, ta shikonin me kureshtje, bile edhe ta preknin. Ata ishin kuriozë nëse ajo do të kishte kocka apo jo.

Vitet kalonin dhe puna vazhdonte në
mënyrë intensive, Vitore Sallaku por sapo ajo ndiente kënaqësitë e frutit të
punës së saj, diçka ndodhte, dikush kujtohej për biografinë dhe radhën e kishte
trishtimi. Karriera e saj është shoqëruar sistematikisht nga e ashtuquajtura
"lufta e klasave", pjesë e së cilës ishte edhe përjashtimi nga filmi
"Cirku në fshat", nga sekretari i parties së Cirkut, në atë kohë i
sapo ardhur nga klasa punëtore.
E paharruar në kujtesën saj do të ngelet
një episod. Ajo shprehet kështu: “Ndodheshim në Petrelë për shfaqje. Si gjithmonë
kur organizoheshin aktivitete artistike, fshatarët mblidheshin në sheshin ku do
të jepej shfaqja. Në të tilla aktivitete vinin shikues edhe nga fshatrat
përreth. Krijohej një rreth i madh në mes të të cilit ne jepnim shfaqje. Eshtë vështirë
të harrosh atmosferën e krijuar në raste të tilla. Shfaqja fillonte e mbaronte
e shoqëruar nga duartrokitje shumë të përzemërta. Ndërkohë që shfaqja
vazhdonte, dikush nga kolegët më thotë: “- Vitore, një fshatar kërkon të të
takojë.”
Nuk u çudita, pasi shpesh më ndodhte që të më afroheshin, të më preknin, e të më pyesnin, nëse kisha apo jo kocka, duke me shikuar me vërejtje dhe admirim. Para meje qëndronte një burrë i gjatë, i veshur me kostum kombëtar, brekushe të zeza e këmishë të bardhë me mëngë të gjera e me jelek. Në mes kishte një brez të gjerë, të kuq, me shirita të verdhë e të zi, në kokë një qeleshe të bardhë borë, dhe i mbathur me opinga. U shtanga! Ai qëndronte përballë meje, krenar dhe me dhimbje në sy. Pas një heshtje të shkurtër nxorri një psherëtimë që i dilte nga shpirti. Më kapi për dore e me një lëvizje të ngadaltë mu afrua dhe më pyeti: “- Goca e doktorit je ti të keqen baba?” Po! - i thashë. “- Nigjo, -më tha,- mos boj zo, po vorrin e babës tat e kom n'oborr, ke rroja e ullinit,- e duke vënë dorën gjoks vazhdoi, - sa t'jet baba varri nuk i humb”.
Në cirk Vitorja u bë shumë shpejt e njohur për plastikën, harmoninë, elegancën dhe shkallën e vështirësisë në ushtrimet apo etydet plastike të realizuara me mjeshtëri. Spektatorët nuk mund të kenë harruar Vitoren duke zbritur si gjarpërushe me kokë poshtë, nga shkalla që mbahej në ekuilibër nga partnerja e saj. Të paharruara do të mbeten shigjetat në qendër të tabelës, të qëlluara gjatë një etydi tepër të veçantë, nga pozicione tepër të pazakonta. E para qëllohej nga pozicioni drejt. E dyta, e kthyer në hark me shpinë nga tabela. E treta, gjuajtje me këmbë në pozicion vertikal hark.

Qëndrimi
mbi lule është një nga etydet më të bukura të interpretuara pret saj. Publiku
befasohej kur shikonte të harmonizuara deri në përsosmëri shkathtësinë,
shpejtësinë, elegancën, plastikën, forcën e pasionin, në një të vetme, në trupin
e imët të Vitores. Talenti i saj godiste në shënjestër çdo kujtim, mbresë apo
vëmendjen e të gjithë spektatorëve në arenë. Me djersë, mund e përkushtim ajo
afirmoi veten duke zënë një nga vendet më të nderuara në artin e vështirë dhe
të bukur të cirkut. Motoja e saj ishte puna, përgatitja fizike speciale. Ajo
thoshte se gjithmonë ka hapësirë për të gjetur të renë, të bukurën, të
jashtëzakonshmen në varësi të individualitetit të çdo artisti.
Nga libri "Historia e cirkut shqiptar" 2008